Viktimat e para! Nis zyrtarisht konflikti? Pjesëtari i Gardës ukrainase hap zjarr dhe vret 5 persona

Situata në kufirin Rusi-Ukrainë vijon të mbetet e tensionuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe viktimat e para, pas përleshjeve të armatosura.

Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa tjerë janë plagosur nga të shtënat, kur një pjesëtari i Gardës Nacional në qytetin ukrainas Dnipro hapi zjarr mbi ta, njoftoi ministria e Punëve të Brendshme.

Raportohet se sulmuesi është akoma në liri, e katër të vrarët ishin pjesëtarë të ushtrisë ukrainase, ndërsa një tjetër civil, ka shtuar ministria e Brendshme.

“Rreth orës 3:40 ka ndodhur tragjedia në jug të vendit – Juzmas. Ushtari i Gardë Nacionale të Ukrainës, Rjabcuk Artemi Jurjevic, i lindur më 2001, pasi mori armën për arsye të panjohura ka shtënë mbi rojet e Gardës Nacionale me pushkën automatike kallashnikov që e mbante në duar, ku më pas ka ikur me armë. Si pasojë kanë humbur jetën pesë persona, e pesë janë konfirmuar”, ka shtuar ministria.

Në vendin ku ka ndodhur incidenti është rrethuar nga policia, e në njësinë e ushtrisë kanë filluar hetimet e brendshme, kanë bërë të ditur nga Garda Nacionale.

Motivet e të shtënave mbeten të panjohura, kurse në këtë qytet ukrainas ka filluar një operacion i gjerë i policisë dhe pjesëtarëve të Gardës Nacionale./albeu.com/

Shtuar 27.01.2022 10:07