Gol i shpejtë në Pragë, Shqipëria e pëson ndaj Çekisë

Çekia 0-0 Shqipëria

Shqipëria dhe Çekia përballen në Pragë, në kuadër të Nations League. Për këtë takim, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho dhe homologu Hasek kanë zgjedhur titullarët. Nga minuta e parë luajnë më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme.

Në portë është Strakosha, sakaq prapavija formohet nga Hysaj, Ismajli, Kumbulla e Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi e Ramadani. Daku, do ketë mbështetjen e Bajramit dhe Asanit në sulm.

Shqipëria renditet në vendin e dytë me 3 pikë të grumbulluara, ndërsa Çekia është në pozitën e 3-të. Arbitër i takimit është francezi Bastien.

Formacionet:

ÇEKI: Kovar; Vitik, Holes, Boril; Coufal, Soucek, Cerv, Provod; Cerny, Chory, Sulc.

SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Asani, Bajrami, Daku.

Minutë pas minute:

1- Nis ndeshja.


Shtuar 11.10.2024 20:53