Goditje për Infantinon/ Holanda tërheq mbështetjen: FIFA ka nevojë për lidership të ri

Kriza rreth Gianni Infantinos në FIFA thellohet. Pas disa federatave europiane, edhe Federata Holandeze e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen për presidentin aktual të FIFA-s në prag të zgjedhjeve të ardhshme për kreun e institucionit botëror.

Në një deklaratë zyrtare, federata holandeze shprehet se FIFA ka nevojë për një lidership të ri duke nisur nga viti 2027, por thekson se ndryshimi nuk duhet të kufizohet vetëm te personi i presidentit.

Të lidhura

None found

“Një president i ri, i vetëm, nuk mjafton. Edhe mënyra se si qeveriset FIFA duhet të ndryshojë”, thuhet në deklaratë. Holandezët kritikojnë përqendrimin e madh të pushtetit në duart e presidentit dhe mungesën e një ndarjeje të qartë mes kreut të FIFA-s dhe administratës së institucionit.

Për federatën holandeze, një pikë kthese ishte edhe çështja e FIFA Forward Enterprise, propozim që tashmë është tërhequr. Sipas tyre, tërheqja ishte e nevojshme, por nuk mjafton për të rikthyer besimin e humbur.

Federata kërkon një debat më të gjerë se sa thjesht e ardhmja e Infantinos: “Pyetja themelore është: çfarë lloj FIFA-je i nevojitet futbollit”? Holanda kërkon një FIFA më të fortë dhe më të besueshme, që t’u shërbejë 211 federatave anëtare dhe të zhvillojë futbollin në të gjithë botën.

Në fund, federata holandeze thekson se kjo nuk duhet të shihet si një nismë vetëm europiane, por si një përpjekje që duhet të zhvillohet së bashku me të gjitha federatat dhe konfederatat e FIFA-s në mbarë botën.


Shtuar 30.08.2026 15:50

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş