Gerrard: Shumë ish-futbollistë mendojnë se do të bëhen trajnerë papritmas.

Teksa priste të drejtonte seancën e parë stërvitore, Steven Gerrard dha intervistën e parë zyrtare për kanalet e Aston Villa.

“Shumë lojtarë mendojnë, për shkak se kanë patur një karrierë të mire  mund të bëhen trajnerë papritmas, se janë vërtet të mirë. E nisa nga fundi, larg kamerave, në akademinë e të rinjve të Liverpool-it. Ishte një ndihmë e madhe për mua, kisha nja dy vite përvojë reale në këtë fushë dhe mësova shumë.

Pastaj erdhi mundësia e Rangers, e cila ishte vërtet e mrekullueshme, në një klub tjetër ikonik. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqejnë rreziqet dhe mezi pres të filloj, nuk mund të refuzoja. Mendoj se do të më pëlqejë këtu, sepse e di që fansat janë shumë të pasionuar. E di që ka presion, por është diçka me të cilën kam jetuar që kur isha 17-18 vjeç”, ësht ë shprehur Gerrard.

Sot Steven Gerrard ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me klubin e tij të ri Aston Villa/h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2021 15:54