Ardian Gola, nënkryetar i Kuvendit dhe përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës.
Të lidhura
None found
Sipas Golës, moskalimi i kandidaturave të Feride Rushitit dhe Bekim Sejdiut përbën një “ogur të keq” dhe dëshmon pasojat e një “trashëgimie të sëmurë politike”.
Ai pretendon se në Kosovë marrëveshjet mes subjekteve politike po ndikohen më tepër nga “tenderët, funksionet diplomatike e pazaret” sesa nga profesionalizmi dhe integriteti.
Gola ka kritikuar gjithashtu opozitën, duke deklaruar se kundërshtimi ndaj kandidatëve të pavarur dhe me reputacion profesional po e privon shtetin nga mundësia për të zgjedhur personalitete që do ta përfaqësonin me dinjitet Kosovën, si brenda ashtu edhe jashtë saj.
“Kur një sistem politik fillon t’i refuzojë njerëzit e vlefshëm pikërisht sepse nuk i detyrohen askujt, atëherë nuk janë kandidatët ata që dështojnë, por sistemi dhe kultura politike”, ka shkruar Gola.
Postimi i plotë:
