Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Itali, ku do të jetë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli.
Institucioni do të drejtohet nga Konsulli i Nderit, Giuseppe Lettieri, dhe do të ushtrojë juridiksionin e tij në rajonin e Kampanjës. Konsullata synon të shërbejë si adresë referimi për shqiptarët e këtij rajoni, si edhe të mbështesë shërbimet dhe afrimin ekonomik, kulturor e social mes Shqipërisë dhe Italisë.
Të lidhura
None found
Gjatë qëndrimit në Napoli, Rama do të vizitojë Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin “L’Orientale” dhe Universitetin “Parthenope”. Në këtë të fundit, ai do të marrë pjesë në pritjen me temën “Napoli, një urë miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Italisë dhe Shqipërisë”.
Programi i vizitës do të mbyllet me një takim me rektorët e universiteteve të Napolit. Në bashkëpunim me ministren Kumbaro, kreu i qeverisë do të shqyrtojë mundësitë për krijimin e sinergjive me universitetet shqiptare, në kuadër të ndërkombëtarizimit.
