Gazetari sportiv habit të gjithë : Neymar nuk stërvitet dhe është gjithmonë i dehur

Eliminimi nga Champions League nga Real Madrid vazhdon të “djegë” te PSG por edhe te të gjithë tifozët e skuadrës franceze.

Më të kryqëzuarit nga ky eliminim ishin Lionel Messi dhe Neymar, të cilët u vërshëllyen nga fansat në ndeshjen e Ligue 1.

E ndërsa jemi disa javë pas këtij eliminimi, vazhdon sulmuesi brazilian të jetë në qendër të kritikave, ku e fundit vjen nga gazetari i njohur i “RMC Sport”, Daniel Riolo, i cili është treguar shumë i ashpër me Neymar, ndërsa ka habitur të gjithë me deklaratën e dhënë për sulmuesit, i cili sipas tij qëndron gjithmonë i dehur.

“Neymar pothuajse nuk stërvitet fare, ai arrin në një gjendje të mjerë, pasi është thuajse gjithmonë në gjendje të dehur. Kështu është Neymar, i cili ka thuajse zero komunikim me PSG-në dhe shokët e tjerë të skuadrës. Ai duhet lënë të shkojë, pasi i bën shumë dëm klubit. Lëreni të shkojë ai po e shkatërron PSG-në.”-theksoi gazetari.

Më tej ai theksoi se: “PSG-ja nuk është më një klub. Trajneri nuk ekziston më. Presidenti nuk ka thënë asnjë fjalë. Asgjë! As Leonardo, as Nasser Al-Khelaifi nuk kanë thënë asgjë fare. Disfatë totale”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.03.2022 11:44