Gati një javë nga përfundimi i merkatos, Chelsea dhe Barcelona avancojnë në bisedimet për Aubameyang

Marrëveshja mes Chelsea dhe Barcelons për sulmuesin Aubameyang është më afër se kurrë, teksa jemi një javë nga përfudimi i merkatos.

Albert Roge dhe Toni Juanmarti raportojnë se dy klubet janë në rrugën e duhur për përfundimin e këtij operacioni.

Chelsea do t’i paguajë katalanasve plot 22 milion euro për të siguruar shërbimet e Aubameyang.

Si Chelsea, ashtu edhe Barcelona janë shumë të interesuar që ky operacion të mbyllet me sukses dhesa më parë të jetë e mundur./albeu.com


Shtuar 22.08.2022 16:33