Fundi i merkatos “nderon” Armando Brojën, merret vendimi për sulmuesin e Kombëtares

Merkato e verës së futbollistëve në kampionatet kryesore të Europës, është mbyllur në natën e të martës dhe një nga lojtarët që i është gëzuar më shumë fundit të saj është padyshim Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk lëvizi nga Bërnli në Championship, por falë lëvizjeve të merkatos së klubit të tij, tashmë ka një garanci më të madhe se do të ketë minutazh të rregullt në fushën e lojës të paktën deri në janar.

Të lidhura

None found

Bërnli vendosi të shiste në minutat e fundit të merkatos sulmuesin kryesor, Zian Fleming, tek Ipsuiç në Premier Ligë.

Klubi shiti sulmuesin dhe vendosi të mos afronte zëvendësues për rolin e tij, duke u mjaftuar me Brojën dhe Zeki Amduni si alternativa për numrin 9 gjatë pjesë së parë të sezonit.

Si rrjedhojë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, do të ketë një minutazh shumë më të lartë në fushën e lojës në këtë edicion nëse do të jetë në gjendjen e duhur fizike e nuk do të ketë problemet që e kanë shoqëruar rregullisht në këto sezone.

Dhe padyshim kjo mund ta ndihmojë të kthehet në formën e tij më të mirë, pas këtyre sezoneve zhgënjyese që ka përjetuar.


Shtuar 2.09.2026 09:26

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet