Çaste ankthi dhe frike në ndeshjen e javës së 24-t të Premier League midis Chelseas dhe Southamptonit.
Ishte një veprim që ngriu gjakun e shikuesve të shtunën në Stamford Bridge: në një goditje nga këndi në favor të Southamptonit, sulmuesi Sékou Mara tentoi të godiste topin me një veprim akrobatik, por ai goditi në fytyrë, kuptohet pa dashje, mbrojtësin e Chelseas, César Azpilicueta.
Furbollisti spanjoli u rrëzua në tokë dhe u trajtua për minuta të gjata në tokë përpara se të dilte me barelë nga fusha e ndeshjes. Ky episod ndodhi në minutën e 84-t të takimit, që përfundoi me fitoren 0-1 të Southamptonit.
Sékou Mara with an attempted overhead kickoff but kicked Cesar Azpilicueta in the head.pic.twitter.com/PbZGbpKfW7
— H/F (@hfworld_) February 18, 2023