Formacionet zyrtare, Laçi-Teuta

Laçi-Teuta është një përballje tepër e fortë. Bardhezinjtë kërkojnë suksesin e tretë radhazi në Abissnet Superiore, teksa kampionët në fuqi udhëtojë drejt Kurbinit me synimin për të mos dalë pa pikë.

Trajnerët Mirel Josa dhe Edi Martini kanë përzgjedhur lojtarët titullarë të sfidës që fillon në orën 13:45.

Vendasit rreshtohen në fushë me skemën 4-3-3. Zarubica në stol dhe sulmuesi Guindo të mbështetet nga krahët nga Ademi dhe Mentor Mazrekaj.

Teuta do të luajë me skemën 4-1-4-1. Trajneri shkodran i ekipit bregdetar, Edi Martini ka zgjedhur t’i besojë majën e sulmit Ildi Grudës.

Formacionet zyrtare:

Laçi (4-3-3): Dajsinani, Roanovic, Ignjatovic, Malota, Ziko; Deliu, Lushkja, Shehu; Ademi, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.

Teuta (4-1-4-1): Qirko; Todorovski, Selmani, Ivanovic, Jackson; Aleksi; L. Vila, Kallaku, Acquah, Koubemba; Gruda. Trajner: Edi Martini. /albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 13:28

Tags: ,