“Fluturoi” nga Athina për në Romë gjatë verës, mesfushorit të Mourinhos i vjedhin makinën në kryeqytetin italian

Futbollistët sidomos në Evropë shpesh bien “pre” e grabitjeve.

Së fundmi ai që e ka pësuar është Mady Camra, i cili gjatë verës u huazua te Roma nga Olympiacosi.

Mesfushori i cili nuk është se po merr shumë minuta nën urdhërat e Mourinhos nuk e gjatur makinën në vendin që e kishte lënë në kryeqytetin italian.

Afrikani e ka denoncuar menjëherë grabitjen e makinës tip “Hyundai”, por deri më tani policia nuk ka arritur ta gjejë.

Tre vite më parë në atë zonën, një tjetër futbollisti të Romës tentuan t’ia grabisnin makinën, por El Shaaraëy arriti të ndalonte hajdutin./albeu.com