Fjalët e Ramos në 2019 që tani po bëhen virale: Kurrë në një ekip që konkurron me Real Madridin

Ka qenë një verë e turbullt në ligën spanjolle. Sergio Ramos dhe Leo Messi, kapitenët e Real Madridit dhe Barcelonës, kanë nënshkruar për PSG-në pasi i kanë thënë lamtumirë skuadrave respektive. Pavarësisht përpjekjeve të të dyve për rinovim, ata më në fund kanë përfunduar me fanellën e klubit francez.

Tani, fati deshi që Sergio Ramos të kthehet në Santiago Bernabéu, por këtë herë me fanellën e PSG-së. Dhe pikërisht shorti për të tetën e Champions League e ka çiftëzuar klubin parisien me Real Madridin. Kështu që mbrojtësi do të duhet të përballet me ish-skuadrën e tij.

Diçka që në të kaluarën e tij e siguroi se nuk do ta bënte. Rrjetet sociale kanë rikuperuar një deklaratë të Sergio Ramos në vitin 2019 ku ai siguroi se “Unë kurrë nuk do të shkoja në një ekip që mund të konkurronte me Real Madridin “.

Këto fjalë menjëherë pas shortit të hedhur për herë të dytë kanë filluar të bëhen virale. /albeu.com


Shtuar 13.12.2021 16:35