Rokas: Vizita e Von der Leyen mund të jetë vendimtare për nisjen e negociatave të RMV-së me BE-në

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, bëri të ditur se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë së shpejti rajonin. Ai shprehu shpresën se kjo vizitë do të përbëjë një hap përcaktues drejt hapjes së negociatave të pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Të lidhura

None found

Rokas tha se gjatë muajve të fundit është punuar intensivisht për realizimin e kësaj vizite. Sipas tij, ajo pritet të zhvillohet brenda dy ose tre javësh dhe mund të ndikojë në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

Ambasadori i BE-së i bëri këto deklarata gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet të zhvilluar në pikën kufitare Tabanoc.

I pyetur nëse kishte informacion për mundësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese me zbatim të vonuar, me qëllim zhbllokimin e procesit të integrimit evropian, Rokas u përgjigj se nuk mund të ndante një informacion të tillë./Telegrafi/


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus