Fitimi i Superkupës, Inzaghi: Juventusi i fortë, por Interi e meritoi

Interi ia doli të triumfonte në finalen e Superkupës së Italisë përballë Juventusit falë një goli të Alexis Sanchez në minutën 120.

“Zikaltërit” nuk kishin arritur të fitonin këtë trofe që në 2010, kur me Mourinhos në stol do të fitonin tripletën. Ky është trofeu i gjashtë i Superkupës.

“Ne u përballëm me një ekip të fortë që luante, si Juve. Ata nuk krijuan shumë raste, pasi ne bëmë mirë, por fitorja ishte e merituar ndaj një kundërshtari të madh”, ka thënë fillimisht Inzaghi për Sport Mediaset.

“Juve ishte gjithmonë në lojë, ata na lejuan posedimin e topit, por ne pamë që t’i mposhtim ata nuk është kurrë e lehtë. Kam pasur disa përvoja fatlume të mëparshme kundër tyre në Superkupë, ne fituam trofeun e parë para tifozëve tanë, kështu që jam shumë i lumtur”.

“Të gjithë duan të luajnë. Roberto Gagliardini ishte një nga më të mirët kundër Lazios në fundjavë, por ai nuk mori asnjë minutë sot, kështu që unë duhet të bëj zgjedhje”.

“Lautaro Martinez dhe Dzeko kishin punuar shumë, Vidal pati një ndikim dhe Dimarco ishte vendimtar për golin. Ne donim me çdo kusht të fitonim, sepse Interi nuk e kishte marrë Superkupën që nga viti 2010 dhe 12 vite janë sinqerisht shumë të gjata për këta tifozë”,  përfundon Inzaghi. r.t/albeu.com

 


Shtuar 13.01.2022 09:07