Fiorentina ka kaluar në finale të Ligës së Konferencës, pasi eliminoi Club Bruggen me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Ndeshja nisi furishëm për skuadrën belge, pasi shënuan pas vetëm 20 minutash lojë me anë të Hans Vanaken.
Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe e dyta u dominua prej Club Brugge.
Me kalimin e minutave, Fiorentina filloi të merrte veten dhe të shfaqte pak nga loja e tyre sulmuese.
Heroi i tyre që ua siguroi finalen ishte Lucas Beltran, që shënoi nga penalltia në minutën e 85-të.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-2 në të mirë të Violas, derisa ky takim i dytë ishte aspak i lehtë për ta, por që gjithsesi ia dolën të kalonin në finale të Ligës së Konferencës.
Në finale, Fiorentina do të përballet me fituesin e duelit mes Olympiacos dhe Aston Villas që zhvillohet të enjten mbrëma. /Telegrafi/