VIDEO / Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës, puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano po bën xhiron në rrjet.

Kësaj radhe, jo pse u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës me ekipin e tij, por për një gjest tjetër.

Në një video të publikuar në X, Vincenzo shihet se pas kualifikimit vrapon drejt gazetares së Sky Sport, Vanesa Leonardi, të cilën pastaj e puthi.

Lidhur me pamjet ka reaguar edhe bashkëshorti i Vanesës, Mauricio Kompagnoni, i cili në X shkruan: “Po si mendon se e ka puthur para të gjitha kamerave dhe me gruan e tij në tribunë?”.

Fiorentina kaloi tutje, pasi eliminoi Viktoria Plzenin pas vazhdimeve, ndërsa në gjysmëfinale do të takohet me Club Brugge.