FINALJA/ “Shpëto Italinë”, mediat italine i bëjnë thirrje Mourinhos

Momenti i së vërtetës erdhi, mbrëmjen e sotme në orën 21:00, në “Air Albania” do të nisë finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

E gjithë vëmendja e botës është e  përqendruar në Tiranë, ndërsa mediat italiane ka zgjedhur t’i bëjnë një thirrje trajnerit Jose Mourinho.

“Tuttosport” shkruan: “Shpët Italinë”, kjo sepse Roma është i vetmi ekip që shkon në një finale europiane dhe është shumë pranë fitimit të titullit, por edhe sepse përfaqësuesja e Italisë dështoi të jetë pjesë e Katar 2022./albeu.com