Feyenoordi konfirmon largimin e Arne Slot, afër nënshkrimit të kontratës me Liverpoolin

Feyenoord ka konfirmuar se Arne Slot ka mbyllur aventurën me klubit, tani në pritje të Liverpoolit për të zyrtarizuar afrimin e tij në “Afield Road”.

Liverpool po përgatitet për një ndeshje emocionuese finale të sezonit këtë të diel, pasi do të jetë ndeshja e fundit e Jurgen Klopp në krye të Reds.

Liverpool do të presë Wolves në “Anfield Road”, pas së cilës periudha e Klopp në krye të Reds do të përfundojë.

Megjithatë, Reds kanë tashmë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm, me Arne Slot që merr frenat pas largimit të Klopp.

Ka qenë klubi holandez i pari që ka konfirmuar largimin e Slot nga Feyenoord, ndërsa Fabrizio Romano ka dhënë detaje të reja.

“Arne Slot zyrtarisht nënshkruan kontratën e tij si trajner i ri i Liverpoolit sot, ku të gjitha dokumentet janë nënshkruar”.

“Njoftimi zyrtar do të pasojë nga Liverpool. Leja e punës është ende në pritje për disa nga anëtarët e stafit të tij dhe më pas do të vuloset e gjitha”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/


Shtuar 17.05.2024 16:26