Xhevat Dajaku paralajmëron për letrën në qarkullim: Mund të ushqejë linçimin dhe dhunën

Xhevat Dajaku, vëllai i të ndjerit Besim Dajaku, ka reaguar ndaj një letre që po qarkullon në rrjet dhe të cilën e ka quajtur “Fletë Rrufe”.

Ai ka paralajmëruar se përmbajtja e saj përhap frikë, pasiguri, linçim dhe dhunë. Dajaku thekson se personat e dënuar duhet të përgjigjen për veprat e tyre dhe nuk duhet të identifikohen me UÇK-në apo Kosovën.

Të lidhura

None found

“Dikush e hedh idenë, dikush e shkruan, dikush e shpërndan dhe dikush e ekzekuton”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, Dajaku e përshkruan letrën si një tekst që kalon dorë më dorë dhe kërkon linçim e gjak, ndërsa krijon frikë dhe pasiguri, një mënyrë veprimi që, sipas tij, u përket vetëm gjakatarëve komunistë.

Ai shprehet se formulimi i saj është bërë qëllimisht për t’i kërcënuar të gjithë ata që besojnë dhe shpresojnë te drejtësia. Sipas Dajakut, rreshtat e parë nuk lidhen me pjesën tjetër, pasi të dënuarit nuk janë gjaku i dëshmorëve, nuk janë UÇK-ja dhe nuk janë Kosova; ata nuk janë më shumë se veprat e tyre, ashtu si secili njeri vlerësohet nga veprat e veta.

Dajaku paralajmëron gjithashtu se një “Fletë Rrufe” e tillë mund t’i japë një të marri të drejtën të godasë një tjetër me shkop, plumb ose thikë, duke menduar se po bën heroizëm. Në këtë mënyrë, sipas tij, krijohet zinxhiri i krimit: njëri e hedh idenë, tjetri e shkruan, dikush e shpërndan dhe dikush e ekzekuton.


Shtuar 21.09.2026 16:52

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis