Elon Berisha është emëruar zyrtarisht trajner i ekipit të parë të FC Feronikeli 74.
Klubi e bëri të ditur lajmin përmes një komunikate zyrtare, ku njoftoi se me Berishën është arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare.
Të lidhura
None found
Sipas drejtuesve të klubit, ky emërim është pjesë e një projekti afatgjatë që synon ndërtimin e një skuadre të fortë, konkurruese dhe të qëndrueshme, me objektiva të qarta për të ardhmen.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Elon Berisha është emëruar trajner i ri i ekipit të parë të FC Feronikeli 74. Klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin Berisha për një kontratë dyvjeçare, duke dëshmuar besimin në vizionin e përbashkët dhe projektin tonë afatgjatë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Nga Feronikeli 74 vlerësohet se ardhja e Berishës përbën një moment të rëndësishëm në përpjekjet për rikthimin e sukseseve dhe përforcimin e ekipit në sezonet që vijnë.
Klubi i ka përcjellë trajnerit të ri urimet për punë të mbarë dhe sa më shumë fitore në drejtimin e skuadrës.
“Me ambicie të qarta dhe një plan të mirëfilltë për të ardhmen, besojmë se kjo është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e një ekipi konkurrues dhe të qëndrueshëm. I urojmë Elon Berishës shumë suksese dhe sa më shumë fitore në krye të ekipit tonë”, përfundon komunikata e FC Feronikelit 74.
