EURO 2020/ Shënoi golin e fitores ndaj Finlandës, Miranchuk në histori

Aleksei Miranchuk ka hyrë në histori të Kampionatit Evropian.

Miranchuk i cili njëherësh është edhe futbollist i Atalantas, ka hyrë në histori me golin e tij të shënuar ndaj Filandës.

25 vjeçari madje u shpall edhe lojtari i  ndeshjes, dhe njëherësh bëhet lojtari i parë i Atalantas që arrin të shënojë një gol në histori të Kampionatit Evropian.

Ironike kjo, pasi në Atalanta ka disa talente të cilat janë pjesë e Italisë, por goli i parë nga një futbollist i tyre erdhi nga rusi.


Shtuar 16.06.2021 18:04