Eto’o president i Federatës së Futbollit

Samuel Eto’o u zgjodh president i Federatës së Futbollit të Kamerunit.

Këtë e bëri të ditur sot vetë Fecafoot. Eto’o, një ish-lojtar i Barcelonës dhe Interit, mundi me vota presidentin Seidou Mbombo Njoya, i zgjedhur në vitin 2018 dhe zgjedhja e të cilit, e kontestuar nga disa lojtarë kamerunianë, u anulua në mes të janarit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Eto’o mori 43 vota kundër 31 të presidentit në largim. Kur paraqiti kandidaturën e tij më 17 nëntor, Eto’o e siguroi atë se do të ishte presidenti i ardhshëm i Federatës së Futbollit të Kamerunit “pavarësisht mashtrimit”.

Në vitin 2018 Eto’o kishte mbështetur kandidaturën e Seidou Mbombo Njoya, por tani ai shpreh “zhgënjimin”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 11.12.2021 18:22