Ernest Muçi pëson dëmtim në stërvitje, Trabzonspor jep informacion zyrtar për gjendjen e tij

Ernest Muçi është dëmtuar gjatë stërvitjes, ndërsa Trabzonspor ka sqaruar përmes një komunikate zyrtare gjendjen shëndetësore të sulmuesit shqiptar.

Klubi turk bëri të ditur sot, e enjte, se ekzaminimet kanë evidentuar gjakderdhje dhe ënjtje në zonën e sipërme të grupit të përparmë të muskujve të kofshës.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, Muçi ndjeu dhimbje në pjesën e përparme të kofshës së majtë gjatë seancës stërvitore. Pas kontrollit mjekësor dhe skanimit me rezonancë magnetike, u konstatua hemorragji dhe edemë e shkaktuar nga tendosja në pjesën e sipërme të grupit të muskujve të përparmë të kofshës.

Trabzonspor konfirmoi gjithashtu se stafi mjekësor ka nisur trajtimin e futbollistit shqiptar, ndërsa hollësitë mbi ecurinë e rikuperimit do të publikohen më vonë.

Nga vlerësimet e para, Ernest Muçi parashikohet të qëndrojë jashtë fushës për të paktën dy javë.

Gjatë kësaj periudhe, sulmuesi do të ndjekë një program individual trajtimi. Rikthimi i tij në stërvitjet me skuadrën do të varet nga përparimi i dëmtimit.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomefescasino girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş