Eliminimi nga FA Cup, Solskjaer gjen justifikimin: Ishim të lodhur pas ndeshjes me Milanin

Trajneri i Manchester United, Ole Gonar Solskjaer pranon se Licestreri City kaloi me meritë në gjysmëfinalen e FA Cup.

“Nuk patëm shkëlqim në këtë ndeshje, por është e kuptueshme. Kjo skuadër ka qenë fantastike në 3-4 muajt e fundit. Ne luajmë çdo tri ditë dhe kemi pasur një seri rezultatesh të shkëlqyera. Ishim të lodhur pas ndeshjes me Milanin.

Kemi shumë lojtarë që kanë luajtur shumë ndeshje dhe shumë lojtarë që kanë luajtur pak. Isha i detyruar të bëja ndryshime në formacion. E dinim që Pol nuk mund të luante më shumë se një orë.

Tani kemi Ligën e Europës dhe Premier Ligën për t’u përqendruar, edhe pse do na pëlqente që të shkonim në ‘Ëembley’ për finalen”, tha trajneri norvegjez. /albeu.com/


Shtuar 22.03.2021 09:40