Abissnet Superiore do të mbyllë javën e 33-të të saj me 3 sfidat e ditës së sotme që do të luhen në të njëjtin orar, 16:45.
Nga Kamza, Durrës e Shkodër, përballje interesante ka rezervuar dita e sotme, ku luhet për mbijetesën dhe Europën.
Vllaznia-Kukës është supërsfida e javës, pasi përballë njëra-tjetrës do të vihen dy rivalë direkt për Europën. Ky takim pritet të jetë i luftuar, teksa emocionet dhe spektakli nuk do mungojë.
Një tjetër takim i rëndësishëm është edhe në Durrës ku Teuta pret Egnatian në një duel për të shmangur zonën “Play-Off”, ndërsa vetëm 6 pikë i ndajnë mes tyre, me durrsakët që renditen në vendi e 7-t ndërsa rrogozhinasit në vendin e 8-të.
Takimi i fundit për ditën e sotme është edhe dueli i mbijetesës mes Dinamos dhe Skënderbeut, takim që do të luhet në Kamëz, me Rodolfo Vanolin që kërkon fitoren e parë në drejtim të bluve, ndërsa nga krahu tjetër Skënder Gega nuk do të falë pas fitores me Kastriotin.