QMK paralajmëron për mot të keq me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe shkarkime elektrike

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njofton se gjatë natës dhe ditës së sotme vendi do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm. Parashikohen reshje intensive shiu, bubullima, erë e fuqishme dhe mundësi për breshër në zona të caktuara.

Të lidhura

None found

Gjatë natës, në pjesët perëndimore të vendit pritet që sasia e reshjeve të kalojë 20 l/m², ndërsa ditën e nesërme, lokalisht, mund të regjistrohen mbi 30 l/m². Në shumë zona do të ketë rrebeshe, bubullima dhe stuhi të shkurtra, të shoqëruara me erë të fortë e shkarkime elektrike. Gjithashtu, ekzistojnë kushte për shfaqje të izoluar të breshërit.

Në rajonin e Pollogut dhe në zonat lindore e verilindore të vendit parashikohet erë e përforcuar deri në të fortë, e cila lokalisht mund të arrijë shpejtësinë prej 60 km/orë. Në Shkup priten reshje shiu gjatë natës dhe ditës së nesërme, kurse në disa pjesë të luginës mund të zhvillohen stuhi afatshkurtra me bubullima, erë të fortë dhe breshër lokal.

QMK bën të ditur se, bazuar në parashikimin e DPHM-së, prej ditës së martë pritet të nisë një periudhë me kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme dhe temperatura më të larta.


holiganbetJojobetPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort