Reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”, Rama takim me drejtuesit politikë të qarqeve

Edi Rama mbërriti që në orët e para të mëngjesit në selinë e Partisë Socialiste, ku kryeministri po zhvillon një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve.

Takimi parashikohet të zgjasë pak, për shkak të axhendës së ngarkuar të Ramës dhe seancës plenare të Kuvendit që mbahet këtë të hënë.

Të lidhura

None found

Sipas gazetares së Euronews, Eksiola Shehu, reforma territoriale pritet të jetë ndër temat kryesore të diskutimit. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk arritën të gjenin konsensus për hartimin e një raporti të përbashkët që do t’i paraqitej parlamentit.

Socialistët e kanë depozituar raportin e tyre për këtë reformë, por dokumenti nuk përmban një konfigurim të ri të hartës territoriale. Për shkak të situatës së krijuar në Kuvend dhe bllokimit të foltores nga opozita, raporti nuk u paraqit në seancën plenare të së enjtes.

Gazetarja Shehu bën të ditur se PS-ja pritet të përdorë mundësinë ligjore që lejon një deputet ose një grup deputetësh të propozojë ndryshime në legjislacion. Në këtë rast, ndërhyrja do të synonte ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Propozimi për riorganizimin territorial pritet të depozitohet në sesionin e ri parlamentar. Mazhoranca e konsideron të sigurt se vendi nuk do të shkojë në zgjedhjet e vitit 2027 me ndarjen aktuale prej 61 bashkish.

Qëndrimi i socialistëve parashikon shkrirjen e disa bashkive të vogla dhe bashkimin e tyre me njësi më të mëdha brenda të njëjtit qark. Mes kritereve të përmendura është edhe ai që bashkitë me më pak se 12 mijë banorë të mos funksionojnë më si njësi të veçanta.

Riorganizimi nuk pritet të përfshijë bashki që u përkasin qarqeve të ndryshme. Një lëvizje e tillë do të kërkonte ndryshime kushtetuese dhe një shumicë të cilësuar prej 94 votash në Kuvend.

Pjesë e diskutimeve në mbledhjen e sotme mes Ramës dhe drejtuesve politikë të qarqeve pritet të jetë edhe dokumenti strategjik “Besa”. Kryeministri e prezantoi atë pak ditë më parë, gjatë takimit të përbashkët të qeverisë me grupin parlamentar socialist.


holiganbetJojobetPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort