Tensionohet situata/ I kapur nga Duart dhe këmbët, policia arreston aktivistin Arben Kola (VIDEO)

Ditën e sotme, situata duket se është tensionuar në protestën e 58-të kundër qeverisë. Bëhet me dije se policia ka shoqëruar aktivistin Arben Kola.

Arben Kola, i njohur si një nga organizatorët e protestës, ndërsa situata u tensionua gjatë grumbullimit të protestuesve.

Të lidhura

None found

Në pamjet e publikuara nga vendngjarja, Kola shihet teksa tërhiqet nga duart dhe këmbët nga disa efektivë policie, ndërsa mban ende në dorë megafonin që përdorte për t’iu drejtuar protestuesve gjatë tubimit.

Ndërkohë, policia vijon të mbajë nën kontroll zonën përreth Kuvendit, ku janë angazhuar forca të shumta sigurie. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me arsyet e shoqërimit të pesë personave dhe veprimet procedurale që do të ndiqen ndaj tyre.

Arben Kola, është tërhequr zvarrë nga uniformat blu dhe është futur në makinën e policisë.

Shoqërimi nga policia erdhi pasi protestuesit, për shkak të bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit përpara Parlamentit, kanë ndryshuar itinerarin e tubimit, duke marshuar rrugëve të kryeqytetit.

Protestuesit janë pozicionuar pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit, ku kanë ndodhur edhe shoqërimet e para nga policia gjatë protestës së sotme.

 


Shtuar 27.07.2026 10:27

holiganbetJojobetPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort