Liverpooli siguron marrëveshjen personale me yllin francez, e sheh si pasues të Mohamed Salah

Liverpooli ka avancuar ndjeshëm në përpjekjet për transferimin e Bradley Barcolas, duke arritur një akord në parim me sulmuesin e Paris Saint-Germain.

Të lidhura

None found

Gazetari italian Nicolo Schira raporton se reprezentuesi francez u ka dhënë miratimin “The Reds”. Palët janë pajtuar për një kontratë gjashtëvjeçare, të vlefshme deri në vitin 2032, me një pagë shumë të lartë.

Barcola, 23 vjeç, nuk synon ta vazhdojë karrierën në “Parc des Princes”, ndonëse marrëveshja e tij aktuale me PSG-në përfundon në vitin 2028. Ai raportohet se ka refuzuar gjithashtu propozimin e klubit francez për rinovimin e kontratës.

Pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin, Liverpooli pritet të shtojë ritmin e negociatave me PSG-në për çmimin e transferimit. Kampionët e Evropës kërkojnë 120 milionë euro për ta lejuar francezin të largohet.

Ndërkohë, PSG-ja ka nisur punën për të siguruar pasuesin e Barcolas. Klubi nga Parisi po vijon bisedimet me Monacon për transferimin e anësorit Maghnes Akliouche.

Raportimet bëjnë të ditur se një ofertë për Akliouchen është paraqitur edhe nga Liverpooli. Megjithatë, lojtari mbetet i përqendruar vetëm te kalimi në “Parc des Princes”, pasi preferon t’i bashkohet PSG-së.


Shtuar 27.07.2026 10:21

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort