Përmbytjet paralizojnë qarkullimin në rrugën Ferizaj–Shkup

Shirat e rrëmbyeshëm që ranë gjatë natës kanë sjellë vërshime të konsiderueshme në aksin rrugor Ferizaj–Shkup, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë lëvizjen e automjeteve.

Të lidhura

None found

Sasia e madhe e ujit të grumbulluar mbi rrugë ka penguar edhe automjetet e rënda, përfshirë kamionët, të cilët kanë lëvizur shumë ngadalë ose kanë mbetur të bllokuar teksa përpiqeshin të kalonin në zonat e përmbytura.

Nënkalimi në Ferizaj është vërshuar si pasojë e reshjeve intensive.

Nga pamjet e regjistruara në terren shihet se uji ka arritur nivele të larta dhe ka mbuluar korsitë, duke e shndërruar këtë pjesë të rrugës në një zonë të rrezikshme për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Përmbytjet kanë sjellë vonesa në trafik, ndërsa drejtuesve të automjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes të veçantë dhe, kur është e mundur, të zgjedhin akse alternative deri në ndërhyrjen e shërbimeve përgjegjëse për largimin e ujit dhe rikthimin e qarkullimit normal.


Shtuar 27.07.2026 10:16

holiganbetJojobetPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort