Një ndeshje e jashtëzakonshme në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Celjes u mbyll në shifrat 3-3, në kuadër të turit të dytë kualifikues të Champions League. Sfida ofroi emocione të forta dhe gola nga të dyja palët, ndërsa pas përfundimit të saj, opinionin e tij e dha edhe mesfushori Altin Kryeziu.
Të lidhura
None found
Ai u shpreh se ekipi e nisi mjaft mirë takimin, duke ruajtur një balancë në fushë. Sipas tij, momenti i pësimit të golit të parë ndikoi disi në ritmin e skuadrës, megjithatë në fraksionin e dytë, pavarësisht se kundërshtarët fituan shumë duele për topa të dytë, skuadra tregoi forcë mendore duke u rikthyer dy herë në lojë. Kryeziu theksoi me bindje se objektivi për ndeshjen e kthimit është i qartë: Egnatia do të udhëtojë në Slloveni me synimin për të marrë fitoren.
Në lidhje me rolin e tij taktik, mesfushori sqaroi se ndjek me përpikëri udhëzimet e trajnerit. Ai vuri në dukje se Celje zotëron një repart ofensiv të rrezikshëm, prandaj loja u bazua në tranzicione të shpejta. Kur mbrojtësit kundërshtarë përqendrohen për t’a neutralizuar atë, Kryeziu beson se kjo gjë krijon automatikisht shtigje të lira për shokët e tjerë të ekipit.
