Prania e Edon Zhegrovës në fushë nuk ka ikur pa vërejtje nga klubi torinez, i cili e ka vlerësuar mesuesin e Kosovës për kontributin e dhënë në takimin e Serie A kundër Cagliarit, që përfundoi në barazim1-1.
Krahu i Zonjës së Vjetër hyri si zëvendësues në dytën gjysmë dhe u përpoq të jepte një frymë të re sulmit të ekipit të tij përmes lëvizjeve dhe përpjekjeve të tij përpara portës kundërshtare.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juventus i dedikoi një frazë të shkurtër kosovarit: “Edoni solli shkëndijën”, duke theksuar efektin që ai pati që në minutat e para pas aktivizimit.
Kur Zhegrova u aktivizua, rezultati mbetej1-0 në favor të Cagliarit. Hyrja e tij, bashkë me atë të Kerim Alajbegovic, e zgjoi lojën e skuadrës bianconero në pjesën e dytë.
Statistikat e kosovarit përfshijnë pesë tentativa për të goditur portën, ndërsa Alajbegovic i boshnjak i dha asistin për golin e Kolo Muanit, të shënuar në minutat fundore të takimit.
Sido që të jetë, Bianconerët dështuan ta mbyllnin lojën me tre pikë dhe u detyruan të ndaheshin me vetëm një pikë nga Cagliari, pavarë mundësive që krijuan.







