E konfirmuar: Bundesliga me pesë skuadra në Champions Ligë sezonin e ardhshëm

Bundesliga tashmë ka zyrtarisht vendin e pestë të Ligës së Kampionëve të siguruar për sezonin e ardhshëm.

Pas zgjerimit dhe riformatimit të Ligës së Kampionëve, Bundesliga bëhet liga e dytë që fiton vendin e pestë në kompeticionin më të madh në botë.

Përveç tyre, edhe Serie A ka pesë ekipe në Champions sezonin tjetër.

Stuttgart, Leipzig dhe Borussia Dortmund siguruan sonte Ligën e Kampionëve 2024/25.

Po ashtu edhe Bayer Leverkusen dhe Bayern Munchen, janë dy skuadrat e tjera që do të marrin pjesë në Champions.

Bayerni dhe Dortmundi, kanë arritur në gjysmëfinale këtë edicion.

“Bavarezët” në ndeshjen e parë barazuan me Real Madridin 2-2.

Derisa, Dortmundi e mposhti Paris Saint Germainin me rezultat 1-0.


Shtuar 2.05.2024 13:40