E bëri sefte me Liverpoolin në fund të sezonit, Thiago: Ndjenjë e mrekullueshme kur shënon

Thiago Alcantara është shprehur i kënaqur me golin e tij të parë në fanellën e Liverpoolit.

Thiago arriti të shënojë golin e dytë të Liverpoolit në fitoren ndaj Southamptonit, duke vulosur fitoren në “Anfield”.

Alcantara shënoi gol në min 90+2 për të dyfishuar avantazhin ndaj Southamptonit. Në fakt ky ishte goli i parë i spanjollit në fanellën e Liverpoolit.

Pas ndeshjes, Thiago u shpreh i kënaqur me golin, por theksoi se fitorja dhe skuadra janë më të rëndësishme.

“Unë gjithmonë mundohem të jap më të mirën, sigurisht që ne nuk jemi të kënaqur me pozitën që kemi”, tha ai.

“Por për vetëbesimin dhe për disponimin e skuadrës, është e rëndësishme fitorja e sotme dhe është gjithmonë moment i mirë kur shënoni dhe kur fitoni, por siç thashë, është mirë për skuadrën”, shtoi ai.

“Goli? Është një ndjenjë e mrekullueshme, por e rëndësishme është të marrim tre pikë dhe të luftojmë për këtë mrekulli që mund ta bëjmë”, tha spanjolli.

“Nuk ishim nervozë, ne jemi në Premierligë dhe ndeshjet janë gjithmonë të vështira, por ne mundohemi të marrim kontrollin e ndeshjes dhe ndonjëherë skuadrat mund të shënojnë”, tha Alcantara.

Ne kemi vuajtur në disa ndeshje, por jemi munduar të luajë futbollin tonë jo vetëm me agresivitet pa top por edhe të jemi pak më shumë të “gjallë” kur kemi topin”, përfundoi Thiago Alcantara.


Shtuar 8.05.2021 23:47