E ardhmja e Viniciusit në dyshim, pesë klube shihen si alternativat e vetme larg Real Madridit

Te Real Madridi është shtuar pasiguria për të ardhmen e Vinicius Junior, pasi sulmuesi brazilian ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë kontratën me klubin madrilen. Raportimet nga Spanja bëjnë të ditur se, nëse ai ndahet me “Santiago Bernabeu”, ekzistojnë vetëm pesë klube që konsiderohen mundësi reale për transferimin e tij.

Të lidhura

None found

Marrëveshja aktuale e Viniciusit përfundon në verën e vitit 2027, ndërsa bisedimet për rinovim kanë mbetur në vendnumëro. Kjo ka ngritur shqetësim te drejtuesit e Real Madridit, të cilët nuk duan të rrezikojnë largimin e 25-vjeçarit me parametër zero.

Si pasojë, nëse nuk gjendet një akord për zgjatjen e kontratës, klubi spanjoll mund të vihet në situatën që ta nxjerrë në shitje brazilianin që këtë verë, me qëllim që të përfitojë sa më shumë ekonomikisht nga kartoni i tij.

Sipas El Debate, dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve ka ndjenja të përziera sa i përket një largimi nga skuadra që e afroi kur ishte vetëm 17 vjeç.

I njëjti raport nënvizon se janë vetëm pesë ekipe që kanë si fuqinë ekonomike, ashtu edhe projektin sportiv për ta bindur Viniciusin të lërë Madridin.

Katër prej këtyre klubeve vijnë nga Liga Premier: Arsenal, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United. Alternativa e vetme jashtë Anglisë mbetet Bayern Munich.

Mësohet se pikërisht kufizimi i këtyre opsioneve përbën dilemën kryesore të Viniciusit, pasi vetëm këto pesë skuadra janë në gjendje të plotësojnë kërkesat financiare dhe sportive që do të sillte një transferim i tillë.

Sa i përket Liverpoolit, klubi ndodhet në një proces rindërtimi nën drejtimin e trajnerit të ri Andoni Iraola dhe, pas dështimit për të transferuar Yan Diomande, afrimi i Viniciusit vlerësohet si lëvizja ideale.

Edhe Manchester United është duke kaluar një fazë rindërtimi me Michael Carrick në krye dhe, pas rikthimit në Ligën e Kampionëve, transferimi i brazilianit do të përfaqësonte një sinjal të qartë ambicieje.

Në krahun tjetër, Arsenal mund të synojë shtesa në sulm, me objektivin për të mbrojtur titullin në Ligën Premier dhe për të triumfuar gjithashtu në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.


betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş