E ardhmja e Brojës, e konfirmon dhe gazetari italian: E do West Hami, por kujdes nga sulmuesi i PSG

E ardhmja e Armando Brojës vihet çdo ditë e më shumë në dyshim, me merkaton e janarit që është bërë tepër e nxehtë që në ditët e saj të para.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk po kalon një moment te mirë te Çelsi dhe duke se janë vetë “Blutë” që janë të gatshëm që ta shesin.

Të lidhura

None found

Siç raporton gazetari i njohur italian, Rudi Xhaleti, e interesuar për Brojën është Uest Hemi. “Hammers” janë në kërkim të një sulmuesi dhe 22-vjeçari shqiptar prej kohësh ka qenë në radarët e tyre.

Gjithsesi, Xhaleti raporton se rival i Brojës është dhe sulmuesi i PSG-së, Hugo Ekitike, i cili duket si një pistë më e lehtë duke parë dhe që minutat i mungojnë prej kohësh te skuadra franceze. /panoramasport/


Shtuar 3.01.2024 17:53