Dybala i puthi duart, zbulohet çfarë i tha Mourinho argjentinasit

Roma triumfoi 3-0 ndaj Monzës në një ndeshje që të besuarit e Jose Mourinhos shkëlqyen në fushën e blertë.

Një nga protagonistët e këtij triumfi ishte argjentinasit, Paulo Dybala, i cili ishte autor i një dygolëshi, teksa ish-sulmuesi i Juventusit arriti në kuotën e 100 golave në Serie A.

Por ndaj Monzës trajneri portugez e zëvendësoi argjentinasit, ndërsa kamerat fokusuan këtë moment një episod interesant mes Dybalas dhe Juventusit.

Argjentinasi në një moment i ka puthur duart Mourinhos, teksa është zbuluar edhe fjalët që i ka thënë ky i fundit sulmuesit.

“Në sezonin e shkuar, kur Dybala luante me Juventusin ai u zëvendësua dhe unë e ndalova për t’i thënë se sa i zoti ishte. Bëra të njëjtën gjë kur e zëvendësova, e komplimentova sepse është një futbollist kalibri. Në rastin e tij, talenti vendoset në shërbim të skuadrës dhe nuk është i izoluar nga pjesa tjetër. Bën një punë të jashtëzakonshme edhe në fazën defensive, ka një histori të komplikuar nga dëmtimet e sezoneve të fundit, por Paulo po rritet. Ndoshta edhe trajneri argjentinës Scaloni më detyrohet një shishe verë pasi për Botërorin do t’i dhuroj një lojtar në formën më të mirë”, tha Mourinho./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.08.2022 10:58