Drita e ka hapur sezonin 2026/27 me tri pikë, pasi mposhti Llapin 5-3 në shtëpi.
Të lidhura
None found
Ndeshja dhuroi ritëm të lartë, shumë aksione dhe tetë gola, ndërsa në fund festuan nikoqirët.
Epërsinë e Dritës e siguroi Blerim Krasniqi në minutën e 28-të. Vetëm katër minuta më pas, Igball Jashari realizoi për 2-0 (32’).
Reagimi i Llapit erdhi në minutën e 35-të, kur Fiton Ademi shënoi një gol të bukur dhe ngushtoi diferencën.
Para përfundimit të pjesës së parë, Elvir Gashijan e riktheu baraspeshën duke shënuar për 2-2 në minutën 45+2’.
Drita e nisi fuqishëm pjesën e dytë. Besnik Krasniqi riktheu vendasit në epërsi në minutën e 48-të, ndërsa mbrojtësi Raddy Ovouka realizoi golin e katërt të “Intelektualëve” në minutën e 59-të.
Hajdin Salihu shënoi nga afërsia në minutën e 73-të dhe vulosi fitoren e Dritës. Llapi arriti vetëm ta realizonte golin e tretë dhe të fundit nëpërmjet Gentrit Jahës në minutën e 84-t.
Me këtë sukses, Drita siguroi tri pikë të rëndësishme, ndërsa Llapi do të kërkojë këndelljen në xhirot e ardhshme.
