Skuadra e Dritës ka triumfuar në ndeshjen e kthimit të fazës së dytë kualifikuese të Conference League, duke mposhtur 2-1 Florianën pas një beteje prej 120 minutash në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Vendasit u gjendën në disavantazh që në fund të pjesës së parë, kur sulmuesi Paul Mbong shënoi për miqtë në minutën e 40-të. Drita nuk u dorëzua dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 88-të me anë të mbrojtësit Jorgo Pellumbi, i cili rivendosi baraspeshën dhe e dërgoi takimin në kohën shtesë.
Të lidhura
None found
Sapo filluan 30 minutat shtesë, Arb Manaj realizoi golin e dytë për gjilanasit në minutën e 91-të, duke kompletuar përmbysjen. Falë kësaj fitoreje, Drita avancon në raundin e tretë, ku do të përballet me ekipin sanmarinez Tre Fiori.
