Dramë në fund të ndeshjes Ballkani-Gjilani, tifozët hyjnë në fushë, ndërpritet ndeshja (VIDEO)

Është ndërprerë ndeshja derbit ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit edhe pse po zhvilloheshin minutat e fundit të saj.

Ballkani ishte në epërsi 1-0 deri në sekondat e fundit të ndeshjes me golin e Krasniqit të realizuar pas vetëm 30 sekondave lojë, por në fund të sfidës, në skenë doli portieri i Gjilanit i cili shënoi me kokë për 1-1.

Menjëherë pas golit, disa tifozë hynë në fushë dhe me këtë rast ka mbetur i lënduar portieri i Ballkani Stivi Frashëri i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore dhe u largua nga fusha me autoambulancë.

Loja është ndërprerë dhe ende nuk dihet nëse do të vazhdoj.


Shtuar 3.04.2022 16:25