Dortmundi mposht Bayern Leverkusenin, siguron një vend në Champions (VIDEO)

Borussia Dortmund ka siguruar biletën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Dortmundi arriti të mposht në “Sigal Iduna Park” skuadrën në formë të Bayer Leverkusenit.

Haaland i dha avantazhin skuadrës së tij në min 5’. Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Marco Reus shënoi në min 51’ për të dyfishuar rezultatin.

Haaland shënoi golin e dytë personal dhe të 27-tin këtë sezon. Norvegjezi realizoi në min 84’.

Lars Bender shënoi për Leverkusenin në min 89’ nga penaltia. Ky ishte gol i i fundit për gjermanin pasi ai dhe binjaku i tij Sven Bender kanë bërë të ditur se do të pensionohen në fund të sezonit.

Reuzltati përfundimtar, Borussia Dortmund 3-1 Bayer Leverkusen.


Shtuar 22.05.2021 17:46