Bayerni e mbyll sezonin me një fitore me “5 yje” ndaj Ausburgut (VIDEO)

“Bavarezët” arritën ta mposhtin Ausburgun në kuadër të javes së 34-të të Bundesligës.

Bayerni avancoi që nga fillimi, në fakt katër golat u shënuan në pjesën e parë.

Fillimisht ishte futbollisti i Ausburgut, Gouweleeuw i cili shëoi autogol për ti dhënë avantazhin Bayernit në min 9’.

Pas 14 minutash, në skenë doli Serge Gnabry i cili shënoi gol në min 23’. Kimmich realizoi në min 33’ dhe Koman e përmbylli pjesën e parë me golin e katërt në min 43’.

Ndërsa për mysafirët, Caliguri humbi një penalti në min 25’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të Bayernit.

Në pjesën e dytë, Ausburgu shënoi dy gola të shpejtë. Hahn 67’ dhe Niederlechner 72’.

Kur gjithçka u duk se përfundoi, Lewandowski shënoi golin e tij më të rëndësishëm këtë sezon duke thyer rekordin e Gerd Muller për numrin e golave të shënuar në Bundesligë në një sezon. Polaku shënoi golin e pestë në min 90′.

Rezultati përfundimtar, Bayern 5-2 Ausburg./


Shtuar 22.05.2021 17:54