“Do të vijë do të vijë”, Nedved qetëson tifozët për Ronaldon

Lëvizja e makinave nga Torino spekuloi lajme rreth largimit të mundshëm të Cristianos Ronaldos nga skuadra e Juventusit.

Por pas shumë kohësh mesa duket se situata është qartësuar pasi Nedved është i bindur se ylli i tyre do të qëndrojë akoma me to.

“Do të vijë, do të vijë”.

Kjo ka qenë përgjigjja që zv.presidenti i Juventus, Pavel Nedved, një tifozi bardhezi që e ka pyetur për Cristiano Ronaldo-n jashtë ambienteve të Continassa-s, ku sot ka filluar aventura e re e Massimiliano Allegri në drejtim të bardhezinjve.

Portugezi po shijon pushime me familjen pas lodhjeve në Europian dhe pritet të kthehet në Torino në ditët e ardhshme.

Me përjashtim të lojtarëve të kombëtareve, shokët e tij të skuadrës janë grumbulluar gjatë këtyre orëve për vizitat mjekësore në J Medical.


Shtuar 14.07.2021 21:35