Ditë e madhe për Eriksen, nesër do të luaj ndaj Newcastle

Më në fund ka mbërritur lajmi që prisnin të gjithë futbolldashësit.

259 ditë pas goditjes në zemër gjatë ndeshjes evropiane mes Danimarkës dhe Finlandës, Christian Eriksen do të kthehet për të luajtur një ndeshje zyrtare.

Thomas Frank bëri të ditur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes mes Brentford dhe Newcastle.

“Ai do të thirret dhe do të luajë nesër. Është një ditë e madhe për të gjithë ne, por mbi të gjitha për Christian dhe familjen e tij”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.02.2022 15:29