Diskutohet finalja e “Conference League”, nesër ekspertë të UEFA-s në Tiranë

Në klasiken e futbollit shqiptarë mes Tiranës dhe Vllaznisë që u zhvillua në “Air Albania” ditën e shtunë, të pranishëm në stadium ishin edhe ekspertë të UEFA-s për sigurinë. Sepse diskutohet finalja e “Conference League”.

Kjo ndeshje ishte një test i mirë për finalen e këtij kompeticioni, por nuk ngelet me kaq, të tjerë ekspertë të UEFA-s do të zbrakojnë në kryeqytet ditën e martë dhe do të kenë takime në nivel të lartë qeveritar.

“Pas vizitës së ekspertëve të sigurisë të UEFA-s pak ditë më parë, një tjetër delegacion i UEFA-s mbërrin në fillim të javës në kryeqytet për të zhvilluar takime të nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe vendore me temat kryesore çështjet e mobilitetit e transportit si edhe të sigurisë publike në Tiranë.

Delegacioni i radhës i UEFA-s do të pritet të martën paradite në Kryeministri në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zv.kreytar i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku, Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Në këtë takim do të diskutohet gjithashtu për çështje të transportit publik, kapacitetet aeroportuale, kapacitetet pritëse në të gjitha pikat e hyrje-daljeve kufitare të Shqipërisë, sigurinë në stadiume dhe sigurinë publike në tërësi para dhe pas finales së UEFA Europa Conference League”, njofton FSHF, që bën me dije se në vazhdim do të ketë edhe të tjera takime të tilla, në mënyrë që organizimi i finales së Conference League të jetë perfekt”./ h.ll/albeu.com

Shtuar 17.01.2022 16:47