Dinamo luan gjithçka ndaj Auda në “Elbasan Arena”, synimi është kualifikimi në “play-off

Dinamo e Iir Dajës do të zbresë sonte në fushë për ndeshjen e kthimit ndaj Auda, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Conference League. Takimi nis në orën 21:00.

Të lidhura

None found

Skuadra kryeqytetase duhet të përmbysë humbjen minimale 1-0 të pësuar në duelin e parë me letonezët, ndërsa sfida vendimtare do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Besimi i trajnerit Daja mbështetet edhe te ecuria e mëparshme e ekipit në ndeshjet e kthimit. “Blutë” ia dolën të përsërisnin rezultat pozitiv ndaj Astanës në fazën e parë dhe kundër Aluminij në të dytën.

Mundësitë për të arritur një tjetër rezultat historik mbeten të hapura, ndërsa Dinamo do të ketë edhe avantazhin e fushës së saj. Në stadium pritet një numër edhe më i lartë tifozësh, të cilët do ta përkrahin skuadrën në synimin për të siguruar “play-off”-et e Conference League dhe, në skenarin më të “artë”, grupet e kompeticionit.


Shtuar 13.08.2026 08:35

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetturka girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş