Dinamo do të luajë në shtëpi ndeshjen derbi

Dinamo nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kryeqytet dhe kështu do të vazhdojë deri më 1 tetor, kur do të jetë skuadra pritëse në derbin e parë në sezon, atë me Partizanin.

Blutë ishin skuadër pritëse të premten që shkoi, por ndeshja me Laçin, për shkak të problematikave të njohura me stadiumin u zhvillua në Elbasan.

Në “Selman Stërmasi” ishte e pamundur sepse luante vetë Tirana. Të shtunën blutë përballen me Teutën për javën e tretë të kampionatit, por në fushën e Rrogozhinës.

Për derbin me Partizanin, në javën e katërt të Abissnet Superiores, “Air Albania” pritet të jetë gati dhe planet e klubit dinamovit janë për të zhvilluar aty sfidën me të kuqtë, që pritet t’i rikthejë emocionet e dikurshme për tifozët blu.


Shtuar 24.09.2021 11:03