Dëmtimi i Ibrahimovic duket se do të zgjasë, humbet edhe çerekfinalen ndaj Lazios

Ibrahimovic ende nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin Pioli.

Dëmtimi i tij duket se do të zgjasë ende dhe “Gazzetta dello sport” thotë se suedezi nuk do të jetë as ndaj Lazios në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Dukej si një dëmtim i vogël por tashmë mësohet se është paksa serioz. Gjithashtu sulmuesi suedez është në rrezik serioz edhe në ndeshjen e radhës në Seria A kundër Sampdorias.

Shpresa është se do të rikthehet ndaj Salernitanës më 19 shkurt./h.ll/albeu.com


Shtuar 7.02.2022 10:05