Pavarësisht mungesës së marrëveshjes, Perez beson se Vinicius do të firmosë kontratën e re

Te Real Madridi mbizotëron bindja se Vinicius Junior do ta vijojë karrierën në Santiago Bernabeu edhe gjatë viteve të ardhshme, ndonëse palët nuk e kanë finalizuar ende marrëveshjen për rinovimin.

Të lidhura

None found

MARCA dhe media të tjera raportojnë se përfaqësuesit e futbollistit brazilian dhe drejtuesit e klubit u takuan sot. Bisedimet janë vlerësuar si shumë pozitive nga të dyja palët dhe kanë shënuar hapa të rëndësishëm përpara.

Në diskutimet me Real Madridin morën pjesë agjentët e Roc Nation, kompanisë që përfaqëson Viniciusin, me synimin për të qartësuar të ardhmen e yllit brazilian. Roc Nation menaxhon gjithashtu sulmuesin Yan Diomande, kalimi i të cilit nga RB Leipzig te Real Madridi është shumë pranë finalizimit.

Marrëveshja aktuale e Viniciusit me klubin madrilen përfundon më 30 qershor, ndërsa negociatat për zgjatjen e saj kanë mbetur në vendnumëro për afro një vit. Zhvillimet më të fundit, megjithatë, kanë sjellë sërish optimizëm në kampin e Realit.

Një akord përfundimtar nuk është arritur ende, por rrethi i afërt i lojtarit beson se rinovimi do të konkretizohet dhe se braziliani do të vazhdojë të luajë në Santiago Bernabeu.

Arsenali vazhdon të jetë në garë pasi ka shprehur interes për Viniciusin. Sidoqoftë, raportimet që vijnë nga Anglia bëjnë të ditur se një transferim në Ligën Premier është ndërlikuar, sepse përparësia e futbollistit mbetet qëndrimi te Real Madridi.

Më herët, klubi spanjoll i kishte paraqitur lojtarit ofertën e tij të fundit për rinovimin, duke nënvizuar se nuk planifikonte t’i ndryshonte ndjeshëm kushtet e propozuara. Pavarësisht kësaj, takimet e fundit kanë përmirësuar klimën mes palëve dhe Reali është i bindur se numri 7 do ta nënshkruajë kontratën e re.


holiganbetElexbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetMadridbetMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet